Filmi i Kastriot Abdylit, ‘Kthimi’ do të ketë premierën nesër, 18 prill, në kinemanë Cineplexx të Shkupit dhe nga 19 prill vazhdon shfaqjen në repertuar të rregullt.
Ky film flet për kontraditat e kulturës shqiptare dhe asaj euro-perëndimore si rrjedhojë e globalizimit dhe dyndjes njerëzore. Ngjarja zhvillohet në një fshat shqiptarë, ku si pasojë e gjendjes socio-ekonomike, çdo i ri ka ëndërr migrimin në perëndim. Edhe personazhi kryesor, Iliri (Hazir Sh. Haziri) ndjek atë ëndërr dhe emigron në Francë me një vizë fallce ku më pas martohet me një franqeze Sabinen, (Delphin Depardieu). Për shkak të çështjeve ligjore Iliri bashkë me Sabinen vijnë në fshat. Vizita e tyre bëhet e tharë kur babai i Ilirit e kupton se djali i tij është kthyer për t’u martuar me një grua të huaj, kështu duke thyer ‘besën’ që ai kishte dhënë.
Në film luajnë: Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini etj.
Filmi ‘Kthimi’ është koproduksion mes Maqedonisë dhe Kosovës dhe prodhim i ‘Dardania Film’ (Maqedoni) dhe ‘Shkupi Film’ (Kosovë) i mbështetur nga Agjencia e Filmit në Maqedoni dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.