La Liga dëshiron kthimin e Ronaldos dhe Mourinhos

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldos dhe Jose Mourinhos i është kërkuar të kthehen në futbollin spanjoll nga presidenti i La Ligas, Javier Tebas.

Sipas tij, dy portugezët e njohur i kanë dhënë shkëlqim kampionatit spanjoll në kohën sa ishin te Real Madridi.

Ronaldo, që ka fituar pesë herë “Topin e artë”, në verën e vitit të shkuar befasoi të gjithë kur vendosi të largohet nga Reali pas nëntë vjetësh, për t’iu bashkuar skuadrës së Juventusit.

Ndërkohë Mourinho e stërviti Realin për tre vjet (2013-2016) për të shkuar në Premier League te Chelsea e Manchester Unitedi. Emri i tij kohët e fundit ishte i lidhur me një angazhim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.

Për dallim prej Mourihos, Ronaldo vështirë se mund të kthehet në Madrid. Mirëpo kreu i La Ligas insiston se dera e futbollit spanjoll do të jetë gjithmonë hapur për dy figurat ikonike të Portugalisë, që i dhanë shumë futbollit spanjoll, shkruan sot Koha Ditore.

“Do të doja që Cristiano Ronaldo të kthehet në La Liga së bashku me Jose Mourinhon, i cili do të merrte drejtimin e ndonjë ekipi. Si Ronaldo ashtu edhe Mourinho janë emra të mëdhenj në futbollin botëror dhe kthimi i tyre në La Liga vetëm se do ta promovonte edhe më shumë ligën tonë”, është shprehur Tebas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme