Këtë muaj Adelina Tahiri ka blerë një banesë në një ndër lagjet më të shtrentja të Shkupit. Sikurse në veshjet e shtrenjta, nuk është kursyer as për shtëpinë.
Vet Adelina e ka postuar videon në Intsagram me mbishkrimin: “Mirësevini në banesën time të re”. Por në një intervistë për Prive, ajo ka thënë që nuk është e vetmja që gëzon një standard të tillë.
“Nuk jam vetëm unë që kam shtëpi të mirë. Por kur është fjala për femra gjithmonë bëhet temë diskutimi. Të gjithë çuditen dhe iu vije të qajnë kur shohin dikë me kushte kaq të mira. nuk pajtohen kur dikush jeton mirë prandaj merren më shumë me punët e të tjerëve” – shprehet ndër të tjera Adelina duke shtuar se ka qenë gjithmonë e përkëdhelur nga familja dhe ata ia kanë siguruar gjithë këtë luks.