​E merr veturën me qera, e shet në Shqipëri

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Policia ka njoftuar se një person i dyshuar veturën e marr me qera e dërgon për ta shitur në Shqipëri.

Vetura është lokalizuar ne Shqipëri, ku e njëjta nga autoritete shqiptare është sekuestruar dhe tash gjendet nën mbikëqyrjen e policisë së Shqipërisë.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit te Organizuar, përkatësisht Njësia e Auto-Krimeve, pas pranimit të një informate nga Stacioni Policor Lipjan se i dyshuar mashkull kosovar, ka marrë veturën AUDI Q8 me targa lokale, me qira nga një kompani ‘Renta a CAR’ dhe dyshohet se veturën në fjale e ka shitur ne territorin e Shqipërisë. Vetura është lokalizuar ne Shqipëri, ku e njëjta nga autoritete shqiptare është sekuestruar dhe tash gjendet nën mbikëqyrjen e policisë së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme