Gjetja e njerëzve të duhur për ekipin tuaj është e rëndësishme dhe shumë e vështirë. Jo vetëm që duhet të gjeni kandidatë të aftë për të ndërtuar diçka nga e para por gjithashtu duhet të gjeni kandidatë të cilët buxheti juaj i kufizuar mund t’i përballojë. Shumica e bizneseve fillestare kanë nevojë për të paktën dy ose tre të punësuar për të nisur, por gjetja e atyre në fazat e hershme të zhvillimit është një sfidë.
Mirëpo, nëse kërkoni në vendet e duhura, i tërë procesi bëhet më i lehtë. Kështu që, nëse po kërkoni kandidatë energjikë, të talentuar dhe të përballueshëm për biznesin tuaj fillestar, filloni këtu:
Faqet e punës
Nëse kjo duket e dukshme, kjo ndodh sepse ashtu është. Varësisht se çfarë po kërkoni, postimi në një rrjet të vogël të faqeve të punës mund të ju ofrojë shumë aplikues potencialë. Bëhuni sa më specifikë që është e mundur në përshkrimin dhe kërkesat tuaja për të fituar rezultatet sa më të mira.
Ngjarjet lidhëse
Ngjarjet lidhëse profesionale janë aty ku njerëzit dëshirojnë të takohen me njerëz të cilët gjithashtu dëshirojnë të takojnë njerëz. Disa kërkojnë investitorë, klientë ose thjeshtë shokë, por një përqindje domethënëse janë të pa punësuar ose punonjës të cilët po kërkojnë punë të re. Ndiqni këto ngjarje rregullisht për të takuar punonjës potencialë, ose të takoni njerëz të cilët njohin punonjës potencialë.
Ngjarjet vullnetare
Ngjarjet vullnetare janë mundësi të mrekullueshme për të takuar kandidatë. Gjasat janë se njerëzit të cilët i takoni aty nuk e kanë paranë prioritet kryesor, ata mund të jenë të gatshëm të punojnë shumë për një qëllim të mirë dhe me siguri janë të lidhur në komunitet. Mbi këtë, edhe nëse nuk takoni dikë, ju të paktën do të bëni diçka produktive dhe të vlefshme.
Ngjarjet e komunitetit
Ngjarjet e komunitetit radhiten nga shitjet në rrugë në panaire të ndryshme, dhe përderisa është e vështirë të jeni në një turmë të përgjithshme, ka shumë mundësi që të takoni profesionistë të cilët përshtaten me kërkesat tuaja.
Media sociale
Ka shumë mënyra përmes të cilave mund të përdorni mediat sociale për të gjetur kandidatë. Ju mund të kërkoni lidhje të përbashkëta në Facebook dhe LinkedIn. Ju mund të kërkoni kandidatë në Twitter. Ju mund të kërkoni kandidatë bazuar në linjën e tyre aktuale të punësimit. Ju madje mund të shpenzoni pak para për të postuar një reklamë. Profilet e mediave sociale shërbejnë si rezyme të ditëve moderne, kështu që përdorni atë transparencë në të mirën tuaj.
Ekspozita të kolegjeve
Ju mund të hezitoni të punësoni dikë i cili vetëm sa ka diplomuar, por të diplomuarit kanë tendenca të jenë kandidatët më pasionantë, më energjikë dhe më të përballueshëm, duke i bërë ata të përsosur për bizneset fillestare.
Korporata të mëdha
Shumë punonjës të cilët zgjedhin t’i bashkohen një biznesi fillestar në fazat e hershme e bëjnë këtë sepse janë të ngopur me botën e korporatave tradicionale. Përderisa kërkimi direkt nga kompanitë e mëdha nuk është i këshillueshëm, ju mund të kërkoni njerëz të cilët kërkojnë mundësi të reja.
Forume dhe faqe të industrisë
Nëse biznesi juaj fillestar i takon një industrie apo fushe specifike, kontrolloni webfaqet, bloget dhe forumet të cilat i takojnë asaj industrie. Ju me shumë gjasa do të gjeni marka personale të cilat bëjnë postime të rregullta, dhe një komunitet aktiv të ndjekësve të cilët bëjnë komente. Shikoni në zonën tuaj nëse është dikush i cili po kërkon një ndryshim në punësim.
Lidhjet e brendshme
Shfrytëzoni fuqinë e rrjetit tuaj aktual personal për të gjetur kandidatë. Tregoni secilit që e njihni se çfarë po kërkoni në një kandidat, duke përfshirë shokët, familjen dhe ish kolegët. Gjasat janë se, ka të paktën një person i cili njeh dikë i cili do të ishte i interesuar për punën.
Gjithkund tjetër ku shkoni
Gjithkund në botë mund të jetë vendi për të gjetur një kandidat nëse ka të panjohur në dispozicion për t’u takuar. Bëjeni shprehi të flisni me njerëzit; nuk e dini kurrë se në çfarë mund të dërgojë një bisedë e rastit.
Këto 10 vende duhet të prodhojnë të paktën disa kandidatë premtues për biznesin tuaj fillestar. Edhe pse ju me shumë gjasa jeni nën presion për të gjetur dikë shpejtë, mos nxitoni vendimin tuaj. Anëtarët e ekipit tuaj do të jenë përgjegjës për t’a bërë biznesin tuaj të suksesshëm, kështu që merrni kohën për të gjetur kandidatët e duhur për ambientin tuaj ideal. Gjithmonë ka kohë për të shtuar, por sa më i mirë ekipi me të cilin filloni, aq më mirë do të jetë për ju më vonë.