Anëtarja e Partisë Social Demokrate (PSD), Natyra Kuçi, me një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka arrit që të nxjerrë jashtë funksionit organin më të lartë institucional të vendit.
Kuçi tha se në krejt zhvillimet e fundit në vend për asnjë temë nuk flitet në Kuvend, pasi që sipas sajë kryetari Konjufca me sukses ka arrit të “depolitizojë” këtë institucion.
Ajo pati dilema se minimizimi i punës së Kuvendit po bëhet për ndonjë qëllim, ku në ndonjë rast pushteti do të stacionohej vetëm te një person.
Postimi i saj i plotë:
Glauk Konjufca ka arritur që ta depolitizojë Kuvendin. Në kohën kur ka vlime politike, Kuvendi është jashtë diskutimeve për to. Jashtë skenës. Aty nuk raportohet për dialogun, sepse konsiderohet që raportimet e mjaftueshme kanë ndodhur me liderët e partive. Kështu iu tha kryeministri. Por nuk është që edhe deputetët kërkojnë raportim, sipas rendit e procedurave.
I vetmi që po e kryen rolin e tij është Konjufca. Në ndërkohë që amortizon kundërshtarin duke e luajtur neutralin për disa tema, ai e ka detyrë të fundit zbutjen ose edhe tretjen e polarizimeve.
Tkurrja e rolit të Kuvendit është rrezik. Por a është ky zhvillim edhe paralajmërim për ndërrimin e formës së qeverisjes? Pra koncentrimi i pushtetit tek 1-shi?.