Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi shpjegoi fillimin e deponive Rajonale në Prizren, ku tha se ajo u shërben komunave të Prizrenit, Rahovecit, Malishevës, Suharekës, Mamushës dhe Gjakovës.
Tutje, Ministri Kuçi foli edhe për menaxhimin e deponisë e cila do të jetë në funksion deri në vitin 2025.
“Deponia rajonale e Prizrenit në Landovicë është ndërtuar në vitin 2013, si financim nga Komisioni Evropian. Si deponi ajo u shërben komunave të Prizrenit, Rahovecit, Malishevës, Suharekës, Mamushës dhe Gjakovës. Kjo deponi menaxhohet nga kompania për mexhamin e deponive në Kosovës dhe do të jetë në funksion deri në vitin 2025”, shtoi Kuçi.
Ministri Kuçi, ka thënë se nuk do të ketë më deponi në atë lagje të Gjakovës. sepse komplet materiali i deponisë dhe mbeturinat janë duke u bartur në drejtim të deponisë qendrore të Landovicës.
Ai tha se kanë paraparë buxhet për vitin 2021-2023 për të rregulluar atë pjesë.
“Deponi nuk do të ketë më në atë lagje të Gjakovës. Komplet materiali i deponisë , mbeturinat janë duke u bartur në drejtim të deponisë qendrore të Landovicës. Kemi paraparë buxhet për vitin 2021-2023 për të rregulluar hapsirën. Ato mbeturina qe shkojnë nga qytetari do të barten në Landovicëe. Edhe gjatë pandemisë nuk është paraparë buxhet. Ne kemi gjetur mënyrën e buxhetimit. Për vitin e ardhshëm do të ketë buxhet për ta rregullur këtë pjesë”, shtoi ai.
“Deponi nuk do të ketë më në atë lagje të Gjakovës. Komplet materiali i deponisë , mbeturinat janë duke u bartur në drejtim të deponisë qendrore të Lndovicës. Kemi paraparë buxhet për vitin 2021-2023 për të rregulluar hapsirën. Ato mbeturina qe shkojnë nga qytetari do të barten në Landovicëe. Edhe gjatë pandemisë nuk është paraparë buxhet. Ne kemi gjetur mënyrën e buxhetimit. Për vitin e ardhshëm do të ketë buxhet për ta rregullur këtë pjesë”, shtoi ai.
Mes tjerash, ai tha se problemi kryesor janë ujëra të deponisë të cilat rrjedhin jashtë për shkak të mos funksionimit të disa pompave të ujit.
“Në raportin për mbeturinat të Ministrisë së Ekonomisë së Ambientit thuhet se ka probleme me ujëra të deponisë të cilat rrjedhin jashtë për shkak të mos funksionimit të disa pompave të ujit. Gjithashtu një sasi e madhe e ujit është grumbulluar në anën juglindore të deponisë që realisht paraqet një rrezik potencial për ndotjen e ujërave sipërfaqësor dhe nëntokësor”, shtoi ai
Si Ministri e Ekonomisë dhe Ambientit, Kuçi tha se në bashkëpunim me KFV-në dhe GIZ janë duke bërë një studim gjithëpërfshirës për deponinë regjionale.
Ministri Kuçi theksoi se kanë hartuar një projekt strategjik për vitin 2020-2029 për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë.
“Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në bashkëpunim me KFV-në dhe GIZ janë duke bërë një studim gjithëpërfshirës për deponinë regjionale. Dhe kemi hartuar një projekt strategjik për vitin 2020-2029 për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë. Këto dy dokumente janë pothuajse gati dhe së shpejti do të procedohen në Qeveri. Nga ajo që më është raportuar nga departamenti për mbrojtje të mjedisit dhe ujërave janë paraparë projekte: E para për qendrën e ndarjes dhe qendrën e kompostimit të mbeturinave organike në Prizren, me vlerë 231 mijë e 176 euro, dhe po ashtu është paraparë zgjerimi deponisë në Prizren me vlerë 5 milion euro, grante që janë paraparë për ta përmirësuar gjendjen në deponi”, shtoi Kuçi./EO