Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka folur për protestën e së shtunës, e thirrur nga kjo parti, për të cilën tha se thirrja kryesore e saj është dorëheqja e kryeministrit, Albin Kurti.
“Protesta e së shtunës, e thirrur nga ne, pra e datës 25 mars në ora 14:00, thirrja kryesore e protestës është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti”.
“Këtë e kemi shoqëruar edhe aksione simbolike gjithë këtë kohë, duke marrë parasysh që dy vjet, nga qershori 2021, prej dokumentit të Catherine Ashton e tutje, kemi thënë se po shkojmë rrugës së Asociacionit, e deri tek fakti që kryeministri Kurti është mandatuar dhe i ka fituar votat duke e kundërshtuar këtë marrëveshje”, u shpreh ajo në Rubikon.