Kuçi e falënderon ambasadoren Daviet për mbështetjen e vazhdueshme

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 12:05 | Nga

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi priti në takim lamtumirës ambasadoren franceze, Maryse Daviet, me rastin e përfundimit të mandatit të saj në Kosovë.

Kuçi e falënderoi ambasadoren Daviet për punën e saj të palodhshme në Kosovë gjatë mandatit të saj, për mbështetjen e vazhdueshme dhënë institucioneve të Kosovës, por edhe për mbështetjen e aktiviteteve kulturore dhe artistike që ajo dhe qeveria franceze kanë bërë në Kosovë.

Ambasadorja Daviet gjithashtu falënderoi zëvendëskryeministrin Kuçi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe inkurajoi atë për vazhdimin e punës, duke u shprehur që Kosova ka perspektivë të qartë evropiane.

Në takim u diskutua për rëndësinë e edukimit, kulturës, sportit dhe në ndërtimin e imazhit të vendit brenda dhe jashtë, si dhe sundimin e ligjit si një ndër shtyllat e zhvillimit të vendit.

00Në takim u

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme