Kuçi rrëfen përpjekjet që Gjykata Speciale të themelohej në Kosovë

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka pasur përpjekje që Gjykata Speciale të krijohet në Kosovë, por që dështuan pasi presioni ishte i madh.

Ai thotë se presidenti i zgjedhur i SHBA’së vetë kërkoi që kjo të bëhej ndërsa shton se kërcënimi ishte serioz që kjo gjykatë të krijohej edhe në Këshill të Sigurimit.

“Gjykata Speciale erdhi e imponuar, ne kërkuam të bëhen në Dyz ose Bondsteel”, ka thënë ai.

“Presion ka qenë i hatashëm. E keni vërejtur edhe më 2016’tën. Kur ka dështuar herën e parë, ka pasur edhe deputetë që kanë thënë të mos votohet. Por jemi këtu. Ka pasur kërcënim që të bëhet edhe në Këshill të Sigurimit. Bideni e kërkoi Gjykatën Speciale, çelësi është në Uashington e Bruksel. Ka qenë kompania e Frank Uisner. Na thanë merreni ose lëreni. Edhe proceset integruese, sikur liberalizimi i vizave, do të dështonin”, shtoi Kuçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme