Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka pritur sot në takim, komandantin e KFOR-it kolonel Giovanni Giagdeddu.
Kuçi dhe Koloneli, kanë biseduar rreth gjendjes së sigurisë në këtë komunë si dhe për traditën ndërqytetore të banorëve të Junikut.
“Sot prita në vizitë komandantin e KFOR-it Perëndim, Kolonel Giovanni. E njoftova për zhvillimet e përgjithshme të komunës, i cili u impresionua me gjendjen e sigurisë dhe traditën e mirë ndërqytetore të junikasve. Gjithashtu koloneli Giagdeddu, shprehu gatishmërinë në përkrahjen e projekteve të Komunës së Junikut”, është shprehur Kuçi.