Digjen dy stane në Bjeshkë të Junikut

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën pasdite, një persona ka raportuar në polici se janë djegur tërësisht dy stanet e tij në Bjeshkë të Junikut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, nuk dihet ende se si ka ardhur deri të zjarri.

“Bjeshka e Junikut, Junik 16.06.2021 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se sot ka vërejtur se nga zjarri ju janë djegur tërësisht dy stanet e tij. Deri me tani nuk dihet se si ka ardhur deri tek zjarri. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme