Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i kërkojë falje Jakup Krasniqit për trajtim jo të dinjitetshëm, gjatë bastisjeve nga EULEX-i, raporton Ekonomia Online.
Madje ai ka kërkuar që këto raste nuk duhet që të përsëriten.
“Lufta e UÇK është vlera më e madhe e tërë historisë tonë kombëtare, dhe ju është bërë një trajtim i pa dinjitetshëm i mekanizmave tanë shtetërorë, e këta udhëheqës asnjëherë nuk i kanë ikur drejtësisë”.
“Duke u nisur prej saj propozoj që Qeveria t’i kërkojë falje Jakup Krasniqit dhe familjes së tij për këtë trajtim dhe propozoj që MPB dhe MD të ketë një rol më aktiv që rastet e tilla të mos ndodhin”.