Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka thënë se koalicioni PAN i ka numrat për krijimin e Qeverisë duke shtuar se ky koalicion do t’i bëjë numrat edhe për kryetar të Kuvendit.
Vetëvendosje dhe AAK sipas tij, janë frikësuar se ky koalicion i ka votat e sigurta për ta bërë qeverinë, prandaj nuk po e mbështet zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Nuk kemi punu për t’i bërë votat për kryeparlamentar dhe kemi menduar se do të jetë e lehtë. Pasi ky post me Kushtetutë në secilin variant i takon PAN-it”, ka thënë Kuçi për TV Dukagjini.
“Ne mendojmë se pas konstituimit të Kuvendit do të shkojmë në votim kabinetin qeveritar”, ka shtuar ai.