Kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Prishtinë | 11 Gus 2026 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Kufizimi do të vlejë në autostrada nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta që pritet të mbizotërojnë gjatë ditës.

Sipas ministrisë, masa është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme.

Ndërkohë, këto automjete do të mund të qarkullojnë pa kufizime në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe shoferëve që ta respektojnë masën dhe t’i planifikojnë udhëtimet e tyre sipas orarit të përcaktuar.

Të ngjashme