Një nga problemet më të mëdha të kufjeve është humbja e kontaktit me ambientin që ju rrethon. Sapo muzika juaj e preferuar luhet, ju nuk mund të dëgjoni një shok që po flet me ju, zhurma të tjera apo edhe lajmërimet që bëhen nëpër stacione. Të gjitha ndërpriten, veçanërisht nëse po përdorni anulimin e zhurmës.
Sony kërkon ta zgjidhë këtë me modelin e fundit të kufjeve, të quajtura MDR-1000X. Kufjet kanë tipa të ndryshme të anulimit të zhurmës, që ju jep një opsion për të bllokuar sa më shumë zhurmë të jetë e mundur, ose të filtroni zërat apo zhurmat e ambientit. Qëllimi është që të ju lejojë që të dëgjoni muzikë në një ambient të qetë ndërkohë që jeni të ndërgjegjshëm për ambientin përreth.
Ndërkohë që kufjet nuk i bëjnë zërat të lartë apo të pastër, zërat dëgjohen mjaftueshëm sapë për të kuptuar nëse dikush po flet. Pjesa e djathë e veshit tek kufjet ka një panel kontrolli me prekje dhe duke e mbuluar atë, muzikës do ti ulet volumi dhe ju mund të dëgjoni krejtësisht qartë se çfarë po thonë njerëzit.
Zhurma hyn në kufje përmes një mikrofoni i cili regjistron dhe rrit volumin e zhurmave të jashtme. Zërat që dëgjohen janë robotikë dhe të dallohen se nuk janë zërat origjinal të personave që po flasin. Gjithashtu nuk është e këshillueshme të filtrohen edhe zhurmat e ambientit pasi amplifikohen edhe zhurmat të tilla si ajo e kondicionerit.