Janë disa gjëra të cilave punonjësit duhet t’iu kushtojnë kujdes në relacion me eprorin në punë. Ne kemi përzgjedhur pesë:
1. Asnjëherë mos u vononi – Ndoshta një ose dy herë është në rregull, por nëse e bëni zakon, sigurisht që kjo do të bëjë që menaxheri juaj të humbasë durimin.
Si ta parandaloni: Gjithmonë vendosni alarmin e orës më herët. Gjithmonë zgjohuni në kohë, duke i paraprirë incidenteve të tilla si bllokimi i trafikut, i rrugëve apo ndonjë aksident.
2. Tavolina e punës e çrregullt – Një tavolinë punë e çrregullt reflekton personalitet negativ. Çdo herë që keni mundësi dhe kohë për të pastruar vendin ku punoni, pastrojeni! E njëjta gjë edhe në fundin e ditës, gjithmonë mbani të pastër dhe të rregullt tavolinën e punës.
Si ta parandaloni: Shumë thjeshtë: Pastroni në kohë. Mbani tavolinën e punës sa më të thjeshtë që të duket e pastër dhe e rregullt.
3. Të bëni pyetje kot – Shumë menaxherë pëlqejnë që vartësit t’i bëjnë pyetje sesa të bëjnë gabime në punën e tyre. Megjithatë shmangni pyetje për të cilat mund të merrni përgjigje me anë të një kërkimi të shpejtë.
Si ta parandaloni: Shfrytëzoni mundësinë e internetit në maksimum. Përdorni google ose faqe që tregojnë se “si të bëni…” dhe është e sigurt se do të keni impakt shumë pozitiv tek menaxheri juaj. Gjithnjë mendohuni, më pas pyesni dhe jo e kundërta.
4. Mos u bëni të bezdisshëm me telefonin – E mbani mend herët e fundit që keni qenë në një takim dhe celulari i shokut tuaj ka rënë pa pushim? E njëjta gjë ndodh edhe me menaxherin tuaj: ai nuk do ta pëlqejë fare nëse celulari bie dhe shqetëson bisedën e tij.
Si ta parandaloni: Kujtohuni që të vendosni celularin në “heshtje” apo lëreni në sirtar. Mos e merrni me vete celularin në sallën e takimit me zilen në maksimum.
5. Mënyra të gabuara të komunikimit – Përdorimi i mënyrave të gabuara të komunikimit me drejtuesin tuaj mund të rezultojnë shkatërruese. Ai/ajo mund të urrejë njerëzit që dërgojnë mesazhe me celular. Duke njohur mënyrat e tij/saj puna juaj do të shkojë shumë mirë, të paktën derisa të keni të njëjtin menaxher.
Si ta parandaloni: Gjithmonë vëzhgoni stilin e tij/saj të komunikimit. Email apo mesazhet mund të jenë një mënyrë e pëlqyer për disa menaxherë, ndërsa të tjerë mund të pëlqejnë komunikimin ballë për ballë.