Policia e Kosovës ka njoftuar se katër personave në Prishtinë, dje, u janë gjetur në xhepa 2 euro false.
Sipas policisë, të njëjtit kanë poseduar edhe franga ku më pas u janë konfiskuar.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 25.10.2018-20:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar 2007 monedha metalike nga 5 franga dhe pesë monedha metalike nga 2 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.