Kujdesi ndaj lëkurës, pesë hapat që duhet t’i bëni çdo mëngjes

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Kujdesi ndaj lëkurës është një nga gjërat më të rëndësishme për një fytyrë pa rrudha dhe që shkëlqen.

Mëngjesi, ndonëse shpesh kemi pak kohë dhe jemi duke shpejtuar për punë, është koha e duhur kur duhet t’i kryeni disa procedura para se ta nisni ditën.

Fillimisht pastrojeni fytyrën – gjeni shamponin që i përshtatet lëkurës suaj varësisht a është e yndyrshme apo e thatë, ndërsa nëse keni akne duhet të konsultoheni me mjekun.

Pasi ta keni pastruar fytyrën vendosni toner e më pas kaloni tek një hap tejet i rëndësishëm që është zbutja e fytyrës. Edhe këtu gjeni kremin që më së miri i përshtatet lëkurës suaj.

Mos harroni të vendosni edhe zbutës për buzët.

Para se të dilni jashtë preferohet që të vendosni edhe krem kundër diellit në mënyrë që ta mbroni fytyrën nga rrezet ultra violet.

Të ngjashme