Kujdesuni për flokët tuaj nga djegia e diellit, masat mbrojtëse

Prishtinë | 21 Gus 2023 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Bukuria e të pasurit flokë natyralë qëndron në aftësinë e përforcimit të rrënjëve tuaja. Kështu që kur koha është e nxehtë ose me diell ato duhen kujdesur njësoj si dhe fytyra juaj. Këtë mund ta bëjmë me anë të modeleve të ndryshme.

Gërshetat

Janë mënyra më e mirë që ao të rriten shëndetshëm dhe përtej kësaj ato duken të stiluara mirë dhe për ndonjë rastë të vecantë. Të njëjtën gjë mund të bëni dhe me modele të tjera po të gërshetave dhe ti mbani ato për një kohë të gjatë pasi mund të evitoni dhe krehjen e tyre me anë të nxehtësisë.

Përdorimi i një solucioni mbrojtës

Ashtu si përdoret kremi i plazhit për fytyrën ose trupin të njëjtën gjë mund të bëni për flokët tuaja dhe në ditët normale jo vetëm kur shkoni me pushime në plazh. Ka solucione të përshtatshme për ato.

Shampo

Ndryshe nga balsami, shampo përdoret me masë. Në mbrëmje është e mjaftueshme ti shplani bollshëm me ujë të ëmbël dhe ti rehidratoni me balsam. Ndërsa larja me shampo mund të kryhet në ditë të alternuara.

Nëse kemi flokë të thatë shampon duhet ta zëvendësojmë me vaj pastrimi, që mund ta blini në farmaci. Shampo në çdo rast duhet të jetë delikate dhe të përdoret në sasi të vogla.

Të ngjashme