Kandidati PDK-së për deputet, Kujtim Gashi, përmes një postimi në faqen e tij në FB, njofton për tri takime të Degës së PDK-së me qytetarët e Prizrenit, në të cilat ka marr pjesë edhe i pari i PDK-së, kandidati për kryeministër, Kadri Veseli.
Gashi shkruan se “Dekada e Re po merr mbështetje gjithandej Prizrenit”.
Postimi i plotë
Sonte, në lagjen që e mban emrin e heroit Xhevat Berisha, mori bekimin fitorja e madhe Dekadës së Re.
Banorët e Hoqës së qytetit, sonte, qartësisht dëshmuan se Partia Demokratike është subjekti që do ta udhëheq Kosovën në katër vitet e ardhshme.
Ndësra nga zemra e qytetit, nga Kurilla mbështetja për Partinë Demokratike u dëshmua si besim që kryeministri i ardhshëm i Kosovës do të jetë Kadri Veseli.
Dekada e Re po merr mbështetje gjithandej Prizrenit.