Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka falenderuar të gjithë ata që i dhanë votën si më i votuari në degën partiake të PDK-së në Prizren,
Gashi tha se mbështetja e qytetarëve të Prizrenit ndaj tij është përgjegjësi dhe mesazh për të punuar drejtë fuqizimit të Dekadës së Re.
Postimi i plotë:
Në kuvendin zgjedhor të PDK-së në Prizren, të mbajtur dje, mora plot 287 vota nga delegatët e pranishëm në Kuvend. Me këtë mbështetje dola më i votuari në zgjedhjet e djeshme partiake në degën më të madhe të PDK-së në Kosovë. Kjo mbështetje është përgjegjësi e re për mua dhe mesazh për të punuar edhe më shumë për fuqizimin e #DekadësRe
Faleminderit përzemërsisht delegatëve dhe strukturave të partisë!
I juaji Kujtimi