Ministri në detyrë i ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës për legjislaturën e shtatë, raporton Ekonomia Online.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që i dhanë votën për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot bashkë me kolegë të Grupit Parlamentar të PDK-së, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, bëmë regjistrimin si deputetë për legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet e fundit.
Edhe një herë i falënderoj dhe u shprehë mirënjohje të gjithë atyre që përmes votës më besuan që unë të jem përfaqësuesi dhe zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës🇽🇰
Na priftë e mbara! KG