Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala thotë se sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Albin Kurti e Albulena Haxhiu mund të mbeten jashtë këtyre zgjedhjeve.
Shala thotë se sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese thotë se Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj Bujupi nuk janë zgjedhur në mënyrë të ligjshme as në legjistraturën e shtatë.
“Do të mund të keqkuptohej, por sipas këtij aktgjykimi dhe ata emrat (Albin Kurti, Albulena Hxhiu, Donika Kada-Bujupi) nuk janë zgjedhur në mënyrë të ligjshme as në legjistraturën e shtatë. Pra nëse jemi brenda atyre afateve, kam frikë që ky aktgjykim mund të lërë jasht rastet e tilla”, thotë Shala në Rubikon.
Kujtojmë se Qeveria Hoti ka rënë pasi aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ku e shpalli të pavlefshme votën e deptutetit të Etem Arifi.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt, ku Avdullah Hoti do të jeti kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së