Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi politik me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka theksuar se bashkëpunimet ndërmjet subjekteve politike bëhen në funksion të disa qëllimeve.
“Tani ne të përjashtojmë mundësinë e një bashkëpunimi politik nuk është normale – duhet ta shohim rezultatin dhe pastaj të vlerësojmë”.
“Bashkëpunimin politik unë nuk e përjashtoj asnjëherë dhe me askënd. Duhet t’i presim rezultatet dhe pastaj të bisedojmë për çështjet”.
“Bashkëpunimet nuk bëhen që të bëhen bashkëpunimet, por bëhet në funksion të disa qëllimeve”.