Radiotelevizioni i Kosovës ka mbajtur mbledhje komemorative për gazetarin Hivzi Krasniqi, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i Radio Kosovës, Nazim Bujupi tha se njerëz si Hivzi Krasniqi jetojnë për qytetarët e shtetin e tyre.
“Jemi të vetëdijshëm se personalitetet e tilla nuk jetojnë për vetën e tyre nuk jetojnë për familjet e tyre, ata jetojnë për secilin qytetarë në shtetin e tyre”.
“Si të tillë marrin kurajo nga duartrokitia e secilit prej jush. Nuk është lehtë të flasësh për mjeshtrin e madh siç e kemi njohur Hivzi Krasniqin”.
“Ai ishte njeriu i veçantë, një figurë emblematike artistike. Me ndarjen e tij nga jeta RTK humbi një nga ikonat e gazetarisë shqiptare”.
Mustafë Statovci mik i Hivzi Krasniqit, tha se figura e tij ishte e dashur për të gjithë.
“Ky është rast kur njeriu rikujton qaste më të rëndësishme dhe më të bukura që i ka pasur me të ndjerin”.
“Unë kam pasur një çast të tillë më të veçantë. Unë kam punuar e bashkëpunuar me Hivzi Krasniqin dhe kemi kaluar jashtëzakonisht bukur”.
“Mënyra e komunikimit të tij ishte shumë e veçantë e përcjell gjithmonë me buzëqeshje, ishte një mësues i gazetarëve”, tha ai.
Florin Kelmendi e ka përshkruar Hivziun si njëri pozitiv e shumë punëtorë.
“Këto ditë qe nga momenti kur mora lajmin e hidhur gjithmonë kam parasysh figurën e Hivziut. Këto ditë me njëfarë egoizmi të pashpjegueshëm nuk mund ta fokusoja buzëqeshjen e Hivziut”.
Krasniq a ndërruar jetë të shtunën pas një sëmundje të shkurtër.
Hivzi Krasniqi njihet si autor i njëmijë tekstesh hite të këngëve shqip, dhe si ndër pionierët e pare të radiogazetarisë kosovare, i angazhuar në Radio Prishtinën e dikurshme që nga ditët e para të karrierës së tij.