Loriana Kuka ka dështuar ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos, pasi është mposhtur nga Fanny Estelle Postive në finale në Portugali.
Xhudistja pejane u mposht nga garuesja francezen në finale për medaljen e bronztë në kategorinë -78 kilogramë në Evropianin 2021 të dielën, raporton Gazeta Express.
Kuka i mbylli garat për Kosovën në këtë evropian, i cili ishte tejet i frytshëm për ekipin e xhudos së udhëhequr nga trajneri Driton Kuka.
Kjo sepse Kosova do të kthehet nga Portugalia me tri medalje, dy të arta dhe një të bronztë.