Kuka mposht kubanen Antomarch me Ippon, do të luftojë për medaljen e bronztë

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Loriana Kuka duket se nuk do të largohet duarthatë ngas Masteri i xhudos që po mbahet në Katar, pasi ka shansin të fitojë medaljen e bronztë.

Fillimisht, xhudistja jonë fillimisht në dy raundet e para kishte eliminuar Mazouz dhe Tcheumeo në -78 kilogramë.

Në çerekfinale, Kuka u mposht nga ish-kampionia e botës në vitin 2018, Shori Hamada nga Japonia.

Në ‘Repesazh’ xhudistja kosovare arriti të mposhtë Kaliema Antomarchi nga Kuba me Ippon.

Loriana tani do të luftojë për medaljen e bronztë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme