Kulla Eiffel ka fikur dritat për të nderuar gazetarin saudit, Jamal Khashoggi, i cili u vra një muaj më parë në konsullatën saudite në Stamboll.
Kjo ngjarje e cila u zhvillua në Paris, e quajtur “Dita ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit për krimet kundër gazetarëve” është organizuar nga “Reporterët pa Kufij (RSF)”, shkruan The Hill, transmeton Klan Kosova.
Sipas të dhënave të RSF-së, 77 gazetarë dhe punonjës të medieve kanë humbur jetën vetëm gjatë këtij viti.
Për t’u informuar më shumë rreth vdekjes së dyshimtë të gazetarit Khashoggi, klikoni në linkun e mëposhtëm.