Dritat e pemës së Krishlindjes djegin shtëpinë në Pensilvani, humb jetën babai me dy fëmijë të mitur

Prishtinë | 26 Dhj 2021 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një baba dhe dy fëmijët e tij kanë humbur jetën si pasojë e flakëve të rëna në banesën e tyre si pasojë e një defekti në dritat e pemës së Krishtlindjes.

Ngjarja ka ndodhur në Pensilvani, ku deri më tani dyshimet kryesore sipas autoriteteve për këtë tragjedi janë dritat e pemës së Krishtlindjes.

“Me dhimbje të padurueshme ndajmë me ju këtë mëngjes të Krishtlindjeve lajmin tragjik se familja King, në një zjarr në shtëpi herët sot, humbi babanë e tyre Eric dhe dy fëmijë të mitur, “thuhet në një reagim të autoriteteve transmetojnë mediat.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së Krishlindjeve ku policia është njoftuar se një zjarr ka shpërthyer në banesën e një familje me 5 anëtarë, tre prej të cilëve humbën jetën.

Tragjikisht, dy nga fëmijët, Liam, 11 vjeç dhe Patrick, 8 vjeç së bashku me babanë e tyre Eric, 41 vjeç dhe dy qentë e tyre humbën jetën. Nëna, Kristin ia doli e gjallë së bashku me djalin e saj të madh, Brady 13-vjeçar. Në një moment, zjarrfikësit kanë mundur të futen brenda shtëpisë, por nga flakët e forta janë tërhequr prapa.

Tragjedi në Krishtlindje! Dritat e pemës shkaktuan flakët, humbin jetën dy të miturit dhe babai 41 vjeç
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme