Disenjatorja Merita Harxhi Koci dhuron fustana në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve- viktimave që kanë pas dhunë në familje është vizituar nga disenjatorja Merita Harxhi Koci, e cila ju ka bërë një befasi për këtë fundvit.

Duke pas parasysh vuajtjet e këtyre grave, Harxhi Koci ka menduar që tu bëjë këtë festë të Vitit të Ri më të gëzuar e më elegant, e cila ju ka dhuruar fustane elegantë.

Harxhi Koci ka thënë se e kishte menduar se këto gra do ti lumturonte me këto dhurata, por nuk e kishte imagjinuar se do të gëzoheshin kaq shumë.

“Unë mendova se do ti gëzoj ato gra, por më e gëzuar dola unë, sepse u përmbusha kur pash kaq gëzim në fytyrat e tyre”, ka thënë Harxhi Koci, shkruan KultPlus.

Harxhi Koci shumë shpesh merr pjesë në iniciativa humane, e cila nëpërmjet punës së saj kreative merr pjesë në organizime të ndryshme humane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme