Fifi duket e mrekullueshme në imazhet e fundit

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, është ndër artistet më të dashura për publikun e gjerë.

Ajo përpos postimeve të përditshme, qëndron aktive edhe me prurjet muzikore, të cilat janë shumë të suksesshme.

Gjatë kohëve të fundit ajo është bërë temë në faqet rozë, përshkak të humbjes së saj në peshë, gjë të cilën e ka bërë për shkaqe shëndetësore.

Sidoqoftë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka mahnitur me dukjen në rrugët e Tiranës.

E veshur me një bluzë të bardhë, Fifi në anën e poshtme mbante një palë pantallona elegante, që i theksonte linjat trupore.

Theksojmë se “Pa Gajle” është projekti i saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin Young Zerka.

Të ngjashme