Fjolla Morina e quan mashtrues ish-të dashurin e Morenës, ai ia publikon mesazhet dhe i përgjigjet në shqip

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Fjolla Morina, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit. Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, ku ndër të tjerash ka pranuar faktin se ka kryer ndërhyrje estetike dhe kirurgjike në trup pasi që ka bërë buzët dhe të pasmet.

E njëjta gjithashtu u pyet në lidhje me imazhet që qarkulluan në rrjetet sociale, ku ajo shfaqej në shoqëri të Sasha Sobhanit, i njohur si ish-i dashuri i Morena Tarakut.

Fjolla tregoi se natën kur ishte njoftuar me të kishte qenë një takim i shkurtër vetëm pesë minuta, ndërsa ka thënë se ai është mashtrues dhe gënjeshtar, pasi siç thotë ajo, Sasha nuk është aq i pasur sa thotë.

Me të dëgjuar këtë deklaratë, iraniani Sasha Sobhani ka reaguar me një deklaratë në InstaStory, të cilën e ka shkruar të tërën në shqip.

Ai e ka nisur shkrimin duke thënë se Fjolla duhej të ishte aktore, dhe jo këngëtare, pasi sipas tij është ajo që nuk po thotë të vërtetën.

“Fjolla Morina duhet të kishe vazhduar pë aktore, jo këngëtare…ti e din mirë që je shumë e vogël për të më quajtur mashtrues, gjithsesi ti e din mirë nga të gjithë se si është e vërteta as nuk e dija kush je, as nuk më ka interesuar ta di, e as nuk më intereson. Nuk bën pjesë te gustot e mia, je shumë plastikë, mos je kaq shumë fallco kundrejt ‘shoqeve’ tua…këtë herë po e mbyll, njëherë tjetër do të publikoj të gjitha sms-të dhe videot që më ke sjell, kështu do e kuptoj se sa shoqe e sinqertë je, dhe sa e sinqertë je si person, mirupafshim”, ka shkruar Sasha Sobhani në InstaStory.

Pasi ka shkruar këto fjalë, i njëjti më pas ka publikuar vërtet disa mesazhe të shkëmbyera me Fjollën, ku ndër të tjerash shihet se si me përkëdheli këngëtarja i drejtohet iranianit dhe i uron ditëlindjen.

“Mos harro, ti je një fanse imja”, shkruan ai në mbishkrimin e këtyre mesazheve të publikuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme