Kida me 5 këngë në Top Awards

Prishtinë | 03 Jan 2018 | 16:51 | Nga

Vitin e kaluar ajo u vlerësua me çmimin “Artist to Watch” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “Top Music Awards” dhe vërtet ishte mëse e merituar.

Gjatë gjithë vitit të kaluar, Kida nuk i ka munguar asnjë javë klasifikimit të 100 këngëve të muzikës moderne shqiptare. Java e parë e vitit të ri e gjen Kidën në ‘top 3-shen’ e artistëve me më shumë këngë në klasifikim.

Këngëtarja kosovare ka arritur të mundë Ledri Vula-n duke e larguar nga kjo 3-she ndërkohë që ajo hyn me 5 këngë në “The Top List”. Ledri deri në këto momente ka 4 këngë në klasifikim.

Projekti i saj “Kce” është hyrja më e re e Kidës e cila për këtë javë renditet 23-ta. Gjithashtu bashkëpunimi i saj me Fero, “Harroj” është pëlqyer dhe votuar nga publiku të cilët e kanë pozicionuar në vendin e 7-të.

Sa i përket këngëve të tjera të saj; “Pe du” zë vendin e 11-të, “Don’t Say No More” në vendin e 14-të dhe “Anderr” në të 16-in. 3 nga 5 këngët e saj janë ngritur me nga 2 pozicione këtë javë në “The Top List”.

Artistët e tjerë të cilët së bashku me Kidën plotësojnë 3-shen si artistët me më shumë këngë në listën zyrtare të “Top Awards” janë Capital T me 8 projekte dhe Alban Skënderaj me 6-të. Edhe këta dy këngëtarë ashtu si Kida, kurrë nuk i kanë munguar klasifikimit të 100 këngëve të muzikës moderne shqiptare duke u pozicionuar në vendet me të mira të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme