Paralajmërimet e reja në skenë muzikore shqiptare

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht se fundi i vitit 2020 solli shumë projekte muzikore, edhe janari vjen me prurje të reja.

Rina Balaj, këngëtarja e cila e përfundoi vitin paraprak me këngën e saj “Fire”, po paralajmëron tashmë edhe një këngë të re e cila do të jetë në albumin e ri.

Prej shumë informatave që ajo shpërndan në profilin e saj në Instagram, Rina ka treguar se tashmë e ka shkruar një këngë të re, e cila do të jetë pjesë e albumit që do të publikohet sivjet.

Rina gjithashtu ka kërkuar nga adhuruesit e saj që ta ndihmojnë atë me një emër për albumin e ri.

Image

Ronela Hajati është këngëtarja tjetër energjike që tashmë ka konfirmuar projekte të reja. S’bëhet fjalë vetëm për një këngë por për album, pjesën e parë të të cilit ka paralajmëruar se do ta lansojë më 15 mars.

“Jam gjatë gjithë kohës duke punuar, saqë truri im është si kjo fotoja”, ka shkruar këngëtarja duke iu referuar albumit vizual që pritet të vijë me idetë kreative për të cilat Ronela shquhet.

Hajati gjatë vitit 2020 ka publikuar vetëm projektin me të cilin ka bashkuar dy këngë, duke sjellë projektet “Gënjeshtar” dhe “Pare”, të cilat u priten mirë nga adhuruesit e saj.

Image

Pas publikimit të këngës “Precious”, e cila mori vëmendje të madhe, madje edhe nga ylli i showbizit Kim Kardashian, Anxhelina Hadergjonaj ka paralajmëruar tashmë projektin e saj të radhës.

“No Drama” do të titullohet kënga e re që këngëtarja e ka paralajmëruar përmes rrjetit social Instagram.

Kënga e re që nuk ka treguar se kur do të publikohet, pritet të vijë edhe me videoklip.

Anxhelina si duket ka vendosur që të fokusohet më shumë në muzikë, teksa në anën shquhet edhe për modelim.

Image

Para një muaji publikoi hitin e tij të fundit që tani ka arritur mbi 13 milionë shikime në Youtube, porse tani Don Xhoni ka paralajmëruar edhe surprizën e radhës.

Duke publikuar një “Story” në Instagram, reperi ka bërë të ditur që do të ketë një befasi këto ditë, duke mos dhënë në shumë detaje.

Ndërkaq, sikurse çdo artist që inspirohet dhe referohet nga artistë ndërkombëtarë, për Don Xhonin duket se inspirimi vjen nga Pop Smoke.

Të ngjashme