Zgjerohet lista e grave që Clarke dyshohet se i ngacmoi seksualisht

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Noel Clarke po përballet me mundësinë për t’u hetuar nga policia, pasi edhe shtatë gra të tjera e kanë akuzuar yllin e “Bafta”-s për ngacmim seksual dhe bullizëm. Tashmë 27 gra kanë thanë se janë ngacmuar seksualisht ose kërcënuar nga aktori dhe regjisori i njohur, kurse Scotland Yard ka thënë se po ‘i bën vlerësimet’ për një aktakuzë specifike.

Policia e Metit ka konfirmuar se një ‘raport i palës së tretë’ ishte bërë më 21 prill “në lidhje me pretendimet e veprave seksuale të kryera nga një mashkull gjatë një periudhe kohore”. Raporti i palës së tretë është kur pretendimet i bëhen një organizate të ndarë nga policia. Ky lloj raporti është anonim dhe do të thotë që pretendimet nuk mund të hetohen nga policia, por mund të përdoren si ndihmesë.

Një zëdhënës ka thënë se nuk kanë nisur hetim kriminal, por se policia “po i vlerëson informatat”. Ndërkohë, është raportuar se “Bafta” ka menduar dy javë se si t’u përgjigjej më së miri akuzave kundër Clarke-ut, para se t’ia dhuronte një nga çmimet më të larta, Çmimin për Kontributin e Shquar Britanik në Kinema.

Babai i tre fëmijëve u pezullua nga “Bafta” pas akuzave, ndërsa Sky mori vendimin për t’i “ndaluar” xhirimet e serisë së fundit të dramës kriminale në Londër, “Bulletproof”.

Clarke, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, ka mohuar fuqishëm pretendimet e grave, që e akuzojnë për ngacmim seksual, keqtrajtim dhe ngacmim gjatë viteve 2004 dhe 2019. Ato pretendojnë se ai u ka thënë që të zhvisheshin në audicione dhe i ka detyruar që të xhironin skena intime me të, si dhe i ka ngacmuar seksualisht dhe i ka detyruar për marrëdhënie seksuale. Clarke mohon pretendimet.

Akuzat janë shfaqur pasi Clarke mori një çmim për “kontribut të shquar” nga “Bafta” muajin e kaluar, si vlerësim ndaj karrierës së tij, si shkrimtar, regjisori dhe protagonist në filmat e sukseshëm, si “Kidulthood”, “Adulthood” dhe “Brotherhood”.

“The Guardian” ka raportuar se tre figura të larta të industrisë e kishin informuar “Bafta”-n për pretendimet gati dy javë para ceremonisë.

Të ngjashme