Me vajzën në krahë, Kiara publikon foton e ëmbël të Luizit me të voglën e tyre

Prishtinë | 01 Maj 2024 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Moderatorja Kiara Tito dhe Luiz Ejlli ditën e djeshme janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e kanë bërë të ditur vetë çifti përmes një postimi në rrjetet sociale, duke treguar se vajza e tyre dhe moderatorja janë në një gjendje të mirë shëndetësore.

Luna Marí Ejlli është emri që Luizi dhe Kiara kanë pagëzuar vogëlushen e tyre.

Ditën e sotme, moderatorja ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një foto të Luizit duke mbajtur të voglën e tyre në krahë.

Këngëtari duket shumë i lumtur me të voglën e tij, e cila i dha emrin baba për herë të parë.

Të ngjashme