Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në kuadër të fushatës së sotme për zgjedhjet e raundit të dytë, ka mbajtur takim të përbashkët me aktorët e Komunës së Gjakovës.
Në këtë takim, kryetarja ka përmendur punën që është bërë gjatë mandatit të parë, duke theksuar që fushën e kulturës e ka trajtuar si një element esencial me të cilin karakterizohet Komuna e Gjakovës. Ajo ka shprehur se qyteti i Gjakovës duhet të ruaj me fanatizëm trashëgiminë e vendit dhe këto vlera do të promovohen gjithnjë e më shumë duke e inkorporuar trashëgiminë kulturore me atë moderne.
“Takimi me juve është edhe një rikujtim për punën që e kemi bërë bashkë gjatë këtyre katër viteve, prej momentit kur kemi diskutuar për shume probleme, sfida si dhe politizime në fushën e artit por edhe jetës shoqërore të përgjithshme në Gjakovë, e deri tek kjo periudhë kur ne mundemi me u krenu për arritjet në Gjakovë. Më gëzon fakti që Gjakova do t’a ketë edhe shkollën e mesme të Artit të cilën e ka mbështetur një Agjencion shumë serioz dhe pritet të filloje në Janar të vitit 2018”. Është krenari për Gjakovën që afër shkollës së muzikës të bëhet edhe shkolla e artit e cila do të rrisë edhe më shumë vlerat e qytetit si një vend me trashëgimi të pasur kulturore dhe artistike, ka shtuar më tej Kusari-Lila.
Plani ynë për teatrin do të ketë vazhdimësinë e përmirësimit të infrastrukturës së brendshme të teatrit dhe pallatit të kulturës në përgjithësi, duke përfshirë aktivizimin e galerisë, infrastrukturën në tërësi të pallatit të kulturës, si dhe shfrytëzimin e ambienteve të teatrove të hapura si Sheshi “Ali Podrimja”.
Kusari-Lila ka përgëzuar aktorët për punën e palodhshme si dhe ka uruar ata për premierën e tretë për këtë vit e cila do të shfaqet këtë javë.