“Kultura për ndryshim” si mundësi për fuqizimin e skenës artistike

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 10:37 | Nga

Pjesëtarëve të komunitetit artistik, organizatave e institucioneve kulturore u është shtuar edhe një mundësi për të gjetur mbështetje financiare.

Projekti “Kultura për ndryshim”, i cili menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka hapur thirrjen për aplikim për grante. Ky projekt ka nisur më 15 janar të këtij viti dhe zbatohet nga qendra “Multimedia” dhe “Goethe-Institut”.

Të enjten, në Qendrën Informative Kulturore të Bashkimit Evropian në Prishtinë është bërë prezantimi i projektit, ku janë dhënë edhe detaje rreth mënyrës së aplikimit. Ndërsa në një njoftim në faqen zyrtare të këtij projekti shkruhet se

“Kultura për ndryshim” do të implementohet gjatë një periudhe trevjeçare në fushën e kulturës dhe arsimit në Kosovë. E aktivitetet kulturore të propozuara mund të mbulojnë teatrin dhe artet performuese, artet audiovizuale, kinemanë, fushën e librit dhe botimeve, intervenimet arkitektonike dhe urbane, muzikën, artet vizuale, artizanalet, modën, dizajnin dhe aktivitetet e tjera ndërdisiplinore. Për të gjithë të interesuarit data e fundit për aplikim është 18 prilli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme