Kandidatja e LDK-së për deputete në Kuvendin e Kosovës, Kumrije Sahiti, e shoqëruar nga bashkëpartiakët e saj, ka qenë pjesë e tubimit të së mërkurës, ku LDK-ja shpalosi programin qeverisës, raporton Ekonomia Online.
Sahiti e cila në këto zgjedhje mban numrin 57 ka premtuar reforma në fushën e arsimit e ekonomisë.
Ajo gjatë paraqitjeve të saj publikë ka thënë se arsimi në përgjithësi është politizuar dhe kërkohet urgjentisht që të bëhen reforma në këtë sferë.
Kandidatja Kumrije Sahiti është prezantuar në mesin e kandidatëve të tjerë të LDK-së në tubimin që u mbajt në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.