AAK-ja pas humbjes së LDK-së: Ndryshim pozitiv, duhet të ndodh e njëjta edhe në komunat tjera

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga AAK-ja, Gani Dreshaj ka reaguar pas fitores së LVV-së në zgjedhjet e Podujevës. Ai e ka uruar kandidatin fitues, Shpejtim Bulliqin, duke e cilësuar rezultatin si pozitiv.

Ai tha se ndryshime të ngjashme duhet të ndodhin edhe në komunat e tjera.

“Sot ndryshimi ndodhi në Podujevë. Mendoj që secili ndryshim është pozitiv. I uroj suksese Shpejtim Bulliqit. Ndryshimi duhet të ndodhë kudo në ato komuna ku janë krijuar klane interesi e familjare, pavarësisht subjektit partiak”, tha Dreshaj.

Sipas tij, kjo humbje ka qenë e nevojshme edhe për LDK-në.

“Qytetari i Kosovës është mjaft dënues ndaj të keqes dhe shumë vlerësues ndaj të mirës. Jam i bindur që humbja është e shëndetshme edhe për LDK-në”, ka shkruar Dreshaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme