Protestës së thirrur nga Vetëvendosje kundër ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi i janë bashkuar edhe pjesëmarrës nga Shqipëria.
Një grup protestuesish nga Shqipëria përpara Kuvendit të Kosovës po i bënte thirrje deputetëve të Kosovës që mos ta votojnë “faljen e tokave”.
“Mos i jepni tokat e Kosovës, tokat e Dardanisë. Nuk i falim tokat”, tha për Ekonomia Online, një protestues, i cili tregoi se ka ardhur nga Kavaja.
Ndërkohë në videon e mëposhtme shihen teksa një grup pjesëmarrësish nga Shqipëria argumentojnë për dhe kundër përgjegjësisë së Hashim Thaçit rreth çështjes së demarkacionit.