Anëtarët e Partisë Demokratike që mendojnë ndryshe nga kreu Lulzim Basha kërkojnë një status të ri për selinë blu.
Ata kanë parashtruar 11 propozime se si duhet të jetë statusi i ri i Partisë Demokratike, që nga kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për kryetar e deri edhe tek marrëveshjet që PD-ja mund të lidhë me subjektet e tjera politike në vend, shkruan gazeta Shekulli.
Më poshtë deklarata e plotë e PD-së:
Në përfundim të votimit për Kryetar të Partisë Demokratike, në gjendjen e krijuar në Partinë Demokratike pas humbjes së thellë në zgjedhjet e datës 25 qershor 2017, ne, anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së Partisë Demokratike, dhe anëtarë të Partisë Demokratike në të gjithë degët e saj mbarë Shqipërisë, me vetëdijen e rrezikut që qëndron para së ardhmes së PD-së, opozitës, së djathtës në përgjithësi, dhe vendit po ashtu, dhe me qëllimin për ta mbajtur partinë të bashkuar e për ta bërë atë konkurruese, mbas takimeve me militantë e drejtues të partisë, me demokratë e personalitete, çmojmë se është nevojë madje domosdoshmëri, të bëjmë një përpjekje serioze e konstruktive brenda PD-së për demokratizimin e brendshëm të partisë, për rikthimin në vlerat e saj themelore, për konsolidimin e saj ideologjik, për të dhënë së bashku shpresë për PD-në dhe vendin.
Ne jemi të vendosur për të ecur në këtë rrugë.
Humbja e rëndë në zgjedhjet e qershorit, më e rënda në historinë 27 vjeçare të Partisë Demokratike, mungesa e reflektimit nga ana e Kryetarit të Partisë, mungesa e mbledhjes dhe e vendimmarrjes në forumet e Partisë, mungesa e analizës për humbjen e zgjedhjeve, mos-dorëheqja e Kryetarit të Partisë si shkaktari i vetëm i humbjes në zgjedhjet e fundit parlamentare që solli kështu më pas rizgjedhjen e tij jo legjitime dhe një garë të pabarabartë në zgjedhjet për kryetar të PD-së, si dhe shkelja e procedurave në këto zgjedhje, përgatitja e listave zgjedhore duke anashkaluar statutin e Partisë, dhe përçarja brenda strukturave të Partisë, por mbi gjithçka udhëkryqi ku ndodhet PD dhe e ardhmja e saj, të gjitha këto na detyrojnë të marrim unanimisht vendimin për vazhdimin e lëvizjes sonë për bashkimin dhe demokratizimin e Partisë Demokratike nga brenda radhëve të saj. Vetëm brenda radhëve të saj dhe brenda strukturave të Partisë do të mund të sjellim bashkimin rreth shtëpisë sonë politike dhe të krijojmë mundësinë për të ringritur partinë mbi baza statutore dhe besimin tek strukturat tona dhe elektorati ynë.
Partia Demokratike ka nevojë më shumë se kurrë për një platformë të qartë politike dhe për rivendosjen e saj në shina ideologjike të djathta. Partia Demokratike duhet të rikthehet sa më parë tek shtyllat e saj: anti-komunizmi, liria e individit dhe fjala e lirë, e drejta e pronës dhe tregu i lirë, familja dhe. Ne duhet të luftojmë fort për të mposhtur qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit që është përfaqësuese e vetëm 20% të shtetasve shqiptarë, krimin, drogën, kanabizimin e vendit, korrupsionin marramendës, varfërimin e vendit, oligarkinë, abuzimin me anë të populizmit të shfrenuar, largimin e shqiptarëve të pashpresë për një jetë të re larg vendit.
Ne duhet të kthehemi në forcën kryesore opozitare në vend dhe të ringjallim shpresën e humbur tek shqiptarët ashtu siç kemi bërë 27 vite më parë. Humbja e mbi 230.000 votuesve tanë kërkon një analizë të thellë dhe serioze që duhet të kalojë nga forumet tona të ngritura me kaq mund ndër vite. Këto forume duhet të mblidhen dhe të nisin në çdo degë të partisë anembanë vendit analizën e humbjes dhe rikthimin e besimit tek votuesit tanë e më tej.
Për këtë ne do të punojmë si një lëvizje e strukturuar brenda partisë me një platformë të qartë politike dhe në muajin shtator do të paraqesim një projekt-statut të ri për t’u vendosur më pas nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike jo më vonë se fundi i vjeshtës së këtij viti.
Projekt statutit i ri do të duhet të përmbajë:
a) Rregulloren, procedurën, kriteret dhe standardet për zgjedhjen e kryetarit të PDSH.
b) Rregulla të qarta mbi sistemin e karrierës dhe meritës në të gjitha nivelet e organizimit dhe hierarkisë së Partisë.
c) Përcaktimin e procedurës, kritereve e modaliteteve në miratimin e kandidaturave për deputetë dhe kandidaturave të tjera elektorale nga organet vendimmarrëse kolegjiale të partisë dhe shqyrtimin e propozimin e tyre nga anëtarësia.
d) Ndalimin e çdo marrëveshjeje për bashkëqeverisje me kundërshtarin politik pa vendimmarrjen e organit më të lartë të partisë, Kuvendit Kombëtar.
e) Krijimin e gjykatës së partisë me përbërje edhe të figurave historike të partisë, për kontrollin formal të vendimmarrjes së organeve të të gjitha niveleve të Partisë.
f) Këshillin e të Urtëve të Partisë Demokratike, i cili duhet të jetë një organ i përhershëm këshillimor dhe me autoritet moral i PDSH-së, i përbërë nga personalitete të Partisë Demokratike ndër vite.
g) Këshilli Kombëtar duhet të zgjedhë mes anëtarëve të tij kryetarin e Këshillit Kombëtar, me kompetenca për thirrjen dhe drejtimin e Këshillit Kombëtar.
gj) Përcaktimin e detyrimit statutor për mbledhjen e Këshillit Kombëtar rregullisht dhe periodikisht.
h) Në rast të humbjes së zgjedhjeve parlamentare kryetari i PD-së të japë dorëheqjen e menjëherëshme;
i) Në rast të humbjes së dy palëve zgjedhjeve, kryetari i Partisë Demokratike të japë dorëheqje të parevokueshme.
j) Në rast se Partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme kombëtare më tepër se herën parardhëse, kryetari i saj të japë dorëheqje të parevokueshme.
Pas paraqitjes së projekt propozimit për statutin e ri të Partisë, do të duhet të ngrihet menjëherë një komision i posaçëm për përgatitjen e projektit final të Statutit të ri. Ky statut do të duhet të diskutohet më pas në një Kuvend të Jashtëzakonshëm të Partisë.
Rruga përmes bashkimit dhe demokratizimit të partisë si dhe ringritja e Partisë Demokratike të Shqipërisë duhet të nisë nga qartësimi i profilit të saj politik, si një parti që në themel të saj ka lirinë e individit dhe garën e barabartë e të bazuar në kushtetutën tonë që është Statuti i Partisë Demokratike.
Bashkimi ynë rreth siglës sonë dhe idealeve të Partisë Demokratike e dhjetorit 1990, është e vetmja rrugë e drejtë, e urtë, e përshtatshme, mbi interesin e çdo pale apo personi, e vetmja rrugë për një PD të aftë e të gatshme për sfidat e reja euroatlantike dhe për reformat e thella që duhet të ballafaqojë vendi.
Ne jemi të vendosur për sa sipër, ne do ta bëjmë detyrën tonë ndaj partisë dhe vendit; natyrisht këtë nuk mund ta bëjmë të vetëm, por së bash