Futbollistet e Rusisë mund të detyrohen të futen në karantinë pasi të premten mbrëma luajtën ndeshje në Gjermani ndaj Kosovës.
Kjo masë mund të merret nga autoritetet ruse nga frika e përhapjes së koronavirusit, që ka prekur shumë ngjarjet sportive. Mjeku i përfaqësueses ruse, Eduard Bezuglov ka thënë të premten se klubet e lojtareve kanë marrë rekomandime bazuar në një dekret të kryetarit të Moskës, Sergei Sobyanin. Kryeqendra ruse ka urdhëruar të gjithë ata që kthehen nga vendet e prekur nga koronavirusi që të izolohen për 14 ditë. Një prej vendeve të prekura është Gjermania.
Të shtunën është raportuar se mbi 600 qytetarë të Gjermanisë janë prekur nga koronavirusi.
“Jam i sigurt që të gjitha klubet do t’iu përmbahen rekomandimit. Nuk bëhet shaka me këto gjëra. Të kujdesemi për shëndetin e lojtareve është gjëja kryesore tani”, ka thënë Bezuglov për RIA Novosti.
Rusia e Kosova janë përballur të premten në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2021”. Fitore të thellë, 5:0, shënoi Rusia. Lojtaret ruse kanë dominuar plotësisht në fushë.
Ndërkohë FFK-ja nuk ka njoftuar të ketë marrë ndonjë masë të ngjajshme lidhur me koronavirusin, raporton Koha.net.