Është praktikë e rrallë në vend, kur humbësi i zgjedhjeve për kryetar komune uron kundër kandidatin.
Edhe më e rrallë është kur të gjitha ata që kanë humbur garën bëhen bashkë dhe i shkojnë në zyrë kryetarit të zgjedhur për ta uruar për detyrën që ka marrë.
Por kësaj tradite sot i dalin kundër, kandidatët për kryetarë nga komuna e Deçanit, të cilët kanë planifikuar që ta vizitojnë kryetarin Bashkim Ramosaj.
“Ish kandidati i Nisma për Kosovën për kryetar të Komunës së Deçanit Shkodran Imeraj, bashkë më ish kandidatë e tjetër për kryetar të Komunës së Deçanit, Mal Lokaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Zekë Sinanaj nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Blernad Kadrijaj nga Partia Demokratike e Kosovës, sot do të vizitojnë kryetarin e ri të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj”, njofton Nisma e Deçanit.
“Kjo vizitë është vizitë urimi për kryetarin e ri të Komunës së Deçanit”, thuhet më tej në një postim në Facebook