Analisti i Apple, Ming-Chi Kuo parashikon se vetëm iPhone premium në vitin 2020 do të ketë mbështetje 5G. Ka shumë gjasa që Apple të përdorë këtë funksion në bashkëpunim me modemët Qualcomm.
Ndërkohë në 2021, të gjithë iPhone-ët do të fitojnë aftësitë 5G, sipas të njëjtit raport.
Kjo do të thotë që iPhone 2019 nuk do të trashëgojë aftësinë 5G, duke bërë që Apple edhe një herë të jetë prapa konkurrentëve kryesorë Android.
Megjithatë, rrjetet 5G aktualisht po ndërtohen në disa rajone, me të tjerë që zvarriten prapa, kështu që aktualisht një telefon me kapacitet 5G është më shumë një mburrje sesa një avantazh i vërtetë për përdoruesin përfundimtar.