Vazhdimet dy herë nga 15 minuta janë larguar nga Kupa e Italisë për ndeshjet gjysmëfinale dhe finale, ku do të shkohet direkt në penallti.
Sot pasdite Lega Serie A ka njoftuar për modifikimin e rregullave që do të aplikohen për ndeshjen e mbetura të trofeut të Kupës për edicionin 2019-20.
Ndeshjet kthyese të gjysmëfinales Juventus-Milan dhe Napoli-Inter, por edhe finalja që do të zhvillohet në Romë, do të luhen nga 90 minuta e në rast se rezultati është i barabartë, do të shkohet në penallti.
Por rregulli që mbetet në fuqi është ai i goli mysafir në rast barazimi.
Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen të premten dhe të shtunën, ndërsa finalja do të zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme.
Ndeshjet fillojnë në ora 21:00.