Për herë të parë në garat evropiane të hendbollit për femra do të përballen mes-tyre dy skuadra nga Kosova, e gjitha kjo si shkak i gjendjes me pandeminë COVID-19.
Në shortin e hedhur sot në Vjenë të Austrisë, Vushtrria do të ketë për rival Istogun, në kuadër të Kupës Evropiane.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave kosovare do të zhvillohet në Vushtrri, kurse ajo e kthimit në Istog. Dy ndeshjet pritën të zhvillohen gjatë muajit tetor.