Kur dhe ku do të mbahen bisedimet e reja të paqes në Ukrainë?

Prishtinë | 19 Mar 2025 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus Vladimir Putin nuk e nënshkroi propozimin e SHBA për një armëpushim të plotë 30-ditor në Ukrainë, gjatë bisedës telefonike me homologun Donald Trump, por të dyja palët ranë dakord të vazhdonin bisedimet.

Sipas mediave të huaja, këto bisedime të reja do të fillojnë në Arabinë Saudite të dielën, tha i dërguari special i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, për Fox News pas telefonatës së tyre.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, do të kryesojnë sërish delegacionin amerikan, tha ai, duke shtuar se “djalli është në detaje”.

Ai nuk specifikoi nëse delegacionet ukrainase apo ruse do të jenë në bisedime gjatë kësaj kohe,.

Kujtojmë se në bisedën telefonike të zhvilluar dje mes Trump dhe Putin u ra dakord për një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë ndalimin e sulmeve mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Të ngjashme