Qeveria sot ka miratuar sot Projektligjin për regjistrimin e ekonomive familjare dhe banesave.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se regjistrimi i popullsisë do të bëhet në vitin 2022.
“Regjistrimi i popullsisë është bërë në vitin 2011 dhe normalisht do të duhej që të bëhej në vitin 2021, por për shkak të pandemisë dhe të rrëzimit të qeverisë, regjistrimi do të bëhet në vitin 2022”, shprehet ai.
Kurse, kryeministri Albin Kurti, deklaroi se ky projektligj do të zhvillohet në vitin 2022 dhe do të ndihmojë në përcaktimin e kompetencave të organeve të cilat rregullojnë dhe zbatojnë procesin e regjistrimit të popullsisë.